Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Franca dhe Gjermania po përgatiten të bllokojnë pranimin e Kosovës në KiE”- Knaus: Vuçiç ka bërë fushatë personale 

2024/05/04 at 1:38 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Franca dhe Gjermania po përgatiten të bllokojnë pranimin e Kosovës në KiE”- Knaus: Vuçiç ka bërë fushatë personale 

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, tha se disa shtete, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, janë duke u përgatitur që të bllokojnë një votim gjatë majit për pranimin e Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës (KiE). 


Përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter, Knaus tha se një grup shtetesh po përgatitet të veprojnë kundër rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, që tha se Kosova ka përmbushur kriteret për të qenë pjesë e organizatës. 

“Aktualisht, disa qeveri të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Francës, po përgatiten ta bllokojnë një votim në maj për pranimin e Kosovës, duke injoruar rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të dhënë në prill”, shkroi Knaus. 

Sipas tij, një bllokim i tillë vjen pas një fushate të bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. 

“Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë, [Aleksandar] Vuçiç, përfshirë edhe apelin e tij personal ndaj presidentit [të Francës, Emmanuel] Macron, që të mos lejojë votimin – dhe një zotim serb për të blerë 12 avionë luftarakë francezë Rafale”, shkroi Knaus. 

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare votoi në favor të raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE. 

Çështja tani është në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. 

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj. 

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës, themeluar më 1949. 

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare. 

Një prej përfitimeve direkte të qytetarëve të Kosovës nga anëtarësimi eventual në Këshillin e Evropës do të jetë qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ]. 

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Parlamentare, Serbia kishte kërkuar që Kosovës t’i vendosej si kusht për anëtarësim, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Megjithatë, amendamenti për këtë kusht nuk mori mbështetje./REL 



Ju sugjerojmë

Rama pritet me protesta në Shkodër
Aktualitet

Rama pritet me protesta në Shkodër

8 Qershor, 2026 5:40 pm
BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar
Bota

BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar

8 Qershor, 2026 5:21 pm
Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…
Kronikë

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…

8 Qershor, 2026 3:17 pm
Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri
Kryesore

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri

8 Qershor, 2026 2:18 pm
Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall
Aktualitet

Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall

8 Qershor, 2026 1:44 pm
PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve
Kryesore

PD dorëzon në Kuvend kërkesën për shfuqizimin e 4 ligjve

8 Qershor, 2026 1:24 pm
Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…
Kronikë

Vrasja me armë zjarri pranë Paskuqanit, Policia: Konflikti nisi për…

8 Qershor, 2026 1:19 pm
Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat
Sport

Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat

8 Qershor, 2026 1:17 pm
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

Trump bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Iranit dhe Izraelit

8 Qershor, 2026 12:47 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasja në Kamëz, dyshohet se shkak u bë një lojë kalçeto

8 Qershor, 2026 12:36 pm
Para
Aksident në aksin Lushnje-Fier, përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal 

Aksident në aksin Lushnje-Fier, përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal 

Video/Dalin pamjet e aksidentit të ndodhur në Durrës, ja momenti kur makina përplas për vdekje 50-vjeçarin 

Përplasi për vdekje një person në Durrës dhe iku nga vendngjarja, arrestohet 17-vjeçari 

Video/Kryeministri Rama batuta me qytetarët në Vorë: Më kanë mësyrë demokratët e socializum 

Video/Kryeministri Rama batuta me qytetarët në Vorë: Më kanë mësyrë demokratët e socializum 
















TE FUNDIT

Rama pritet me protesta në Shkodër

Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në hyrje të Shkodrës gjatë takimit të tij me socialistët në këtë qytet...

Lexo më shumë

BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar

BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar
8 Qershor, 2026

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur...

Lexo më shumë

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…
8 Qershor, 2026

Policia e Tiranës ka publikuar foton e Sadik Llanajt, autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi këtë të hënë...

Lexo më shumë

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri
8 Qershor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një deklaratë, të cilën e quan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}