Cilësia e ndërtimit të apartamenteve duket se është një nga problematikat që shqetëson qytetarët e Tiranës.
Një student i inxhinjerisë së ndërtimiti i shkruan Opinion.al se nëse “shkoni në një zonë siç është liqeni i thatë, ose kodra e diellit (fresku,unaza e re etj), mjafton të shohësh cilësinë e apartamenteve mjaft problematike”.
Studenti merr si shembull një shtesë te Fakulteti i Inxhinjerisë së Ndërtimit, ku kollona e ndërtesës qëndron në mes të auditorit.
“… Termoizolim Jo e jo ,theksoj se eshte e detyrueshme me ligj qe 2005 Ligji eficences se energjise -i rishikuar ne 2015 serish ,kodi banesave 2003 etj .Ndersa kosto e apartamenteve eshte sh e larte ,sikur ato te ishin ndertuar brenda te gjitha standarteve.Mos te permend efektin e lageshtise brenda apartamenteve qe jane ndertuar se fundmi,i cili sjell efekte teper te demshme lageshtie mbi 70% e apartamenteve qe eshte ky fenomen (mjafton te hysh ne nje apartament te firmes Usluga).Nje dite komshiu me nderrroi kanalin e TV nga apartamenti i tij . Mos te permend qe ne 2011 kur eshte bere shtesa e godines se inxh.Ndertimit ku un studioj jashte cdo funksioni arkitektonik,ju betohem kollona e nderteses ne mes te auditorit,ku duhet te ishte nje shembull si godine,e mjaft prb tj.Sot sektori ndertimit ka sh probleme,dhe ndodhet i kryqezuar per shkak te ketyre problematikave,se bashku me legalizimet qe do vazhdojne dhe 2 dekada te tjera…”shkruan studenti