Deputetja Jorida Tabaku është parë ditën e sotme e pranishme në protestën e organizuar nga opozita. Edhe pse në debatet brenda partisë ajo është pozicionuar kundër grupit të Berishës, ditën e sotme Tabaku është parë e pranishme në protestë. Sikurse shihet në këto foto të siguruara nga Opinion.al Tabaku nuk është bashkuar me deputetët e tjerë të opozitës, por ka qenë aty e vetme. Kujtojmë se kjo është protesta e parë e organizuar nga Berisha në të cilën deputetja ka qenë pjesë./Opinion.al