Terroristi Mohamed Bouhlel, vetëm pak orë përpara se të futej me kamionin 19-tonësh për t’i marë jetën 84 personave, pati realizuar dy foto “selfie”.
Në fotot e publikuara gjatë ditës së sotme, franko-tuniziani duket i buzëqeshur para aparatit fotografik.
Në njërën nga fotot, terroristi shihet brenda kabinës së kamionit nën shoqërinë e një personi tjetër, ndërsa në foton e dytë shihet duke pozuar para kamionit.
Ai e mori me qira kamionin, disa ditë para se të kryente masakrën.