Është vetëm 18 vjeҫe, por është një prej më të ndjekurat nga vajzat për veshjet e ҫdo sezoni.
Këtë pranverë, qysh në javët e para të motit të ngrohtë, Kylie Jenner është parë në daljet e saj publike me një fustanin prej kamoshi, një nga propozimet e fundit të pasarelave.
Duke promovuar për pranverën kamoshin në ҫdo veshje të saj, Kylie e propozon kamoshin edhe si një variant të stinës së ardhshme, me materiale më të lehta. Dhe nëse e zgjedh Kylie Jenner, është pa dyshim një trend që duhet ta ndjekin të gjithë.
I risjell së fundi me ngjyra të ndryshme, jo vetëm në kamel, fustani prej kamoshi vjen këtë verë me forma asimetrike. Por, mund të ketë edhe disa stile të tjera të një fustani të tillë, duke filluar që nga të shkurtrat apo të gjata, me mëngë të gjata apo të shkurtra.
Më poshtë, disa modele të fustanit prej kamoshi, të cilat do t’ju bëjnë ta doni me të vërtetë një të tillë në gardërobë./Class