Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë dy politikanë shqiptarë prej vitesh të njohur publikisht. Ata janë ndër çiftet më simpatikë në politikën shqiptare edhe pse shfaqen rrallë herë të dy së bashku publikisht.
Po të vësh re disa prej fotove të tyre që qarkullojnë në internet, shihet se ata sa herë pozojnë së bashku duken më të lumtur se kurrë.
Fotot e çiftit Meta-Kryemadhi gjithmonë tërheqin vëmendjen e mediave dhe të publikut pavarësisht se sa thjesht apo të kuruar ata shfaqen.
Ilir Meta, aktualisht Kryetarin e Kuvendit shqiptar me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, së fundmi, gjatë mbrëmjes së djeshme kanë ndjekur së bashku një nga ndeshjet e Champions League në shtëpinë e tyre, prej nga është realizuar edhe kjo foto./opinion.al