Kanë lumturuar miliona shqiptarë kudo ku janë e natyrisht edhe vetë po shijojnë frytet e një fitoreje të merituar. Në një foto postuar në faqen e tij në FB, Mërgim Mavraj shfaqet së bashku me kapitenin Cana, ndërsa dërgon mesazhin: “Ju duam fort”, për gjithë ata tifozë që kanë qenë një shembull dhe një mbështetje e sinqertë e ekipit.