Me sa duket thashethemeve për mospranimin e Arminës në familjen Berisha u ka ardhur fundi. E dashura apo bashkëjetuesja e Shkëlzenit, duket se tashmë “e ka marrë bekimin” e familjes, teksa është ulur në një darkë familjare me prindërit e Shkëlzenit dhe miq, në një nga restorantet e Durrësit. Në një foto të postuar në fun page-in e Olti Currit, shihet Armina në krah të Liri Berishës dhe Shkëlzenit. Por teksa Sali dhe Liri Berisha janë duke biseduar së bashku, Armina është krejt e pavëmendshme në bisedë, sepse duket seriozisht e impenjuar me celularin e saj.