Këto janë momenter kur futbollisti Gurisha e ekipit të Vllaznisë së Shkodrës transportohet me urgjëncë drejt spitali në gjendje kome, pasi u përplas me një futbollist kundërshtar në ndeshjen Vllaznia-Laçi të përfunduar 0-0, ditën e sotme.
Përfaqësues të stafit mjekësor thanë se gjendja e tij ishte e rëndë pas goditjes kokë më kokë me lojtarin e Laçit.
“Me ndihmën që i dhamë për momentin arriti një farë koshience. Këtu ka qenë koshient dhe është drejt spitalit nën mbikëqyrjen e mjekëve”,tha masazhatori i Vllaznisë, Ruzhdi Meçi për “Radio Tirana”.
Sipas raportimeve të para, Gurishta mbërriti në gjendje kome në spital, ndërsa burime për “Panorama Sport” konfirmuan se futbollisti është jashtë rrezikut për jetën dhe sonte do të qëndrojë nën mbikëqyrjen e mjekëve të Shkodrës.