Ka zgjatur shumë pak ditë eksperimenti i Elsied Hysajt me modelin biond të flokëve. Futbollisti çuditi të gjithë me atë “look” që shfaqi në ditët e fundit të pushimeve në Shqipëri.
Ai u kthye menjëherë në objekt ironie në rrjetet sociale, pasi edhe vetë tifozët e Napolit nuk kursyen postimet me të duke e krahasuar me superheronjtë e “DragonBall” apo edhe me Merilin Monro.
Duket se për t’i shpëtuar thumbimeve në klub, Hysaj ka vendosur që të bëjë transformimin e radhës. Ai ka udhëtuar biond drejt Italisë, siç tregojnë edhe fotoja e bërë në aeroportin e Romës nga Erjon Bogdani.
Por në stërvitjen e sotme te Napoli, Hysaj është shfaqur me flokët me ngjyrë të errët, duke hequr dorë nga eksperimenti i cili me sa duket nuk shkoi ashtu siç priste mbrojtësi i kuqezinjve.