Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fotolajm/ Sportingu-Bulqiza, ja se si tifozët rrahën futbollistët

2015/12/17 at 3:24 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotolajm/ Sportingu-Bulqiza, ja se si tifozët rrahën futbollistët

Fotot e mëposhtme janë marrë nga ndeshja Sportingu i Tiranës-Bulqiza, e vlefshme për Kategorinë e Tretë të futbollit shqiptar, ku në minutën e ’43 të Pjesës së Parë, tifozët bulqizakë zbritën në fushën sportive të Kompleksit të Kamzës dhe dhunuan më mënyrën më barbare futbollistët e Sportingut.

Loja ka nisur normalisht dhe kanë qenë bulqizakët që kanë shënuar tre gola, me Ermal Rizvanin, Likën dhe Domin. Në minutën e 41-të, Gjoka i Sportingut i ndërhyn keq kapitenit të Bulqizës, Ermal Rizvani, dhe mes lojtarëve ka replika e sharje banale. I pari që afrohet për t’i ndarë është portieri i Sportingut, Çeliku, në një kohë që vijnë edhe lojtarë të tjerë të të dy ekipeve për të qetësuar situatën.

Në këtë moment, nga shkallët zbresin në fushë disa tifozë bulqizakë dhe nisin të godasin lojtarët e Sportingut. Kapiteni i skuadrës kryeqytetase, Elvis Shkurta, ndërhyn për të qetësuar gjakrat, por një nga tifozët e ka goditur me grushte pas koke, duke e lënë në fushë pa ndjenja.

Ndërsa dy tifozë të tjerë kanë goditur me grushte në ballë edhe lojtarin tjetër të Sportingut, Nadir Çela, duke i shkaktuar çarje. Në këtë situatë janë përfshirë edhe lojtarët e tjerë të dy ekipeve duke shkëmbyer grushte dhe shkelma mes tyre. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit që t’i qetë- sonte disi gjakrat.

Në këto momente ndërhyn mjeku i Sportingut, Edison Koçi. Fillimisht ai ka përmendur kapitenin Shkurta që ka qëndruar në atë gjendje për rreth 4 minuta. Në të njëjtën kohë, ai i ka dhënë ndihmën e parë edhe të gjakosurit Çela, si dhe të plagosurit tjetër në sy, Ani Musliu. Ndërhyrja e shpejtë e mjekut bëri që të mjekonte lojtarët e dëmtuar dhe duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Rreth 25 minuta ka zgjatur e gjithë ngjarja, nga momenti i përplasjes së parë në fushë mes lojtarëve deri në normalizimin e situatës. Katër gjyqtarët e ndeshjes kanë vendosur të ndërpritet takimi. Kryesori Zharkalli u ka komunikuar dy kapitenëve të skuadrave, Elvis Shkurta dhe Ermal Rizvani, se me këtë situatë të krijuar ishte e pamundur që të vazhdonte ndeshjen duke e ndërprerë atë. Është një prej rasteve të shumta gjatë sezonit të fundit në Kategorinë e Tretë ku ndodhin sherre masive dhe përplasje në fushë. Dhe, në shumë raste, shkaktarët janë tifozët, ashtu siç ndodhi edhe dje. Mungesa e kushteve për të garantuar që askush të mos hyjë në fushë dhe fakti që ka pak forca policore krijon mundësinë që ngjarje të tilla të ndodhin shpesh.

kamez 1

kamez 2

kamez 3

Ju sugjerojmë

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë
Aktualitet

Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë

27 Tetor, 2025 5:43 pm
Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim
Aktualitet

Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim

27 Tetor, 2025 5:37 pm
Dumani: Rritje me 60% e aseteve kriminale të konfiskuara në krahasim me vitin 2023
Aktualitet

Dumani: Rritje me 60% e aseteve kriminale të konfiskuara në krahasim me vitin 2023

27 Tetor, 2025 5:16 pm
Dumani në Kuvend: 48 të proceduar për krime zgjedhore
Aktualitet

Dumani në Kuvend: 48 të proceduar për krime zgjedhore

27 Tetor, 2025 5:14 pm
Sanksionet ndaj naftës ruse, Orban pritet të bisedojë me Trump
Bota

Sanksionet ndaj naftës ruse, Orban pritet të bisedojë me Trump

27 Tetor, 2025 5:14 pm
3 humbje radhazi dhe 8 ndeshje pa fitore, Juventus shkarkon trajnerin
Sport

3 humbje radhazi dhe 8 ndeshje pa fitore, Juventus shkarkon trajnerin

27 Tetor, 2025 4:50 pm
Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…
Politikë

Balluku në takimin e Ministrave të Energjisë në Bukuresht:10% energji diellore në…

27 Tetor, 2025 4:14 pm
Organizuan lojëra fati, detyrim paraqitje për 3 policët
Kronikë

Organizuan lojëra fati, detyrim paraqitje për 3 policët

27 Tetor, 2025 4:09 pm
Para
Ndryshimet në Qeveri, Meta përgënjeshtron Ramën

Afera CEZ-DIA, si doli në skenë emri i Ilir Metës?

Një mama seksi si Victoria Beckham

Një mama seksi si Victoria Beckham

E trishtuar Soni Malaj, i rikthehet spektaklit “Në një javë”

E trishtuar Soni Malaj, i rikthehet spektaklit "Në një javë"

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend është pyetur...

Lexo më shumë

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
27 Tetor, 2025

Në Parlament, kreu i SPAK Altin Dumani u pyet nga deputetë e opozitës për lajmet që qarkulluan në media për...

Lexo më shumë

Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë

Inceneratori i Tiranës dhe Veliaj, Dumani: Hetimet vazhdojnë
27 Tetor, 2025

I pyetur nga deputetja Jorida Tabaku se cilat janë veprimet e SPAK lidhur me çështjen e 3 inceneratorëve, atë të...

Lexo më shumë

Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim

Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim
27 Tetor, 2025

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë. I pyetur nga deputetja Jorida tabakut...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com