Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sanksionet ndaj naftës ruse, Orban pritet të bisedojë me Trump

2025/10/27 at 5:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sanksionet ndaj naftës ruse, Orban pritet të bisedojë me Trump

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bisedojë edhe për sanksionet amerikane ndaj kompanive ruse të naftës gjatë takimit me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington javën e ardhshme, tha të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.


Trump, i cili është aleat i ngushtë i liderit hungarez, vendosi javën e kaluar sanksione ndaj Rusisë për herë të parë në mandatin e tij të dytë, duke i shënjestruar kompanitë Lukoil dhe Rosneft, në përpjekje për të ushtruar trysni ndaj Moskës që ajo ta pranojë armëpushimin në Ukrainë.

Vendimi i Trumpit ka ngritur dilema për Hungarinë dhe Sllovakinë, pasi ato janë blerëset më të mëdha të naftës ruse në Bashkimin Evropian. Ato gjithashtu kishin siguruar më parë përjashtime nga kufizimet e BE-së.

Orban kishte paralajmëruar qysh në tetor se do ta vizitonte Uashingtonin, dhe kishte thënë se agjenda e bisedimeve ishte caktuar pothuajse plotësisht.

“Sa i përket furnizimit tonë me energji… në gjysmën e dytë të javës së ardhshme ka mundësi që kryeministri ta diskutojë këtë çështje personalisht me presidentin amerikan në Uashington”, tha Szijjarto në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, sanksionet e reja amerikane, të cilat hyjnë në fuqi në fund të nëntorit, tani për tani nuk po shkaktojnë probleme apo ulje të importeve të naftës nga Rusia për Hungarinë. Të premten, Orban tha se Hungaria po punonte për ta gjetur një mënyrë për t’i anashkaluar sanksionet amerikane ndaj kompanive ruse të naftës. Ai nuk dha hollësi, por as nuk la të kuptohej se synon t’i sfidojë hapur masat.

Orban tha se kishte zhvilluar bisedime me kompaninë kombëtare të naftës dhe gazit të Hungarisë, MOL, lidhur me sanksionet. Lideri hungarez, i cili përballet me zgjedhje në vitin 2026, ka kultivuar marrëdhënie të forta personale me Trumpin ndër vite.

Qëndrimi i tij i ashpër kundër emigracionit i ka ndihmuar të fitojë mbështetje nga përkrahës të Trumpit në Shtetet e Bashkuara. Ai tha më herët këtë muaj se gjatë takimit të ardhshëm me Trumpin do të bisedojë edhe për çështje ekonomike./ REL



Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Para
Dumani në Kuvend: 48 të proceduar për krime zgjedhore

Dumani në Kuvend: 48 të proceduar për krime zgjedhore

Dumani: Rritje me 60% e aseteve kriminale të konfiskuara në krahasim me vitin 2023

Dumani: Rritje me 60% e aseteve kriminale të konfiskuara në krahasim me vitin 2023

Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim

Dumani: Do vazhdoj të jem prokuror, zgjatja e mandatit nuk lidhet me emrin tim
















TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com