Në kryeqytetin shqiptar, me sa duket, kthimi i hapësirave publike qytetarëve, mbetet ende i vështirë.
Kjo foto e publikuar në rrjetet sociale është tregues i kësaj.
Fotoja e publikuar në faqen “Jeta osh qef” tregon se si një hapësirë midis pallateve të banimit pranë shkollës së baletit, është zaptuar nga dikush që e konsideron pronë private.
“Pronari” është kujdesur që t’i paralajmërojë të tjerët përmes kësaj tabele, se vendi ku mund të ndërtohej një lulishte për banorët e zonës, është “pronë private”.//a.h