Igli Tare, Drejtori Sportiv të klubit kryeqytetas është fotografuar nga mediat italiane duke “dremitur”.
Kjo pas barazimit 0-0 që Lacio mori ndaj Udinezes të dielën.
Në fakt, Igli Tare ka mbyllur sytë në shenjë mërzitjeje për rastin e golit që Konko humbi ndaj Udinezes, por foto e publikuar me sytë e mbyllur “ndezi” mediat online dhe rrjetet sociale.
Në lajmin e publikuar nga gazeta italiane “Corrieredellosport”, shihen komente që kritikojnë drejtorin teknik të Lacios, por edhe që e mbështesin.
“Të paguar për të fjetur… pasionin për sportin dhe për fanellën nuk e dinë se çfarë është”,-shkruan Daniele.