Korabi synon Kategorinë Superiore dhe është shumë pranë me atë fitore që mori ndaj Kastriotit, por dhuna që është ushtruar pas ndeshjes mbi lojtarët e Kastriotit mund të sjellë pasoja të rënda.Një fitore që duhej festuar, por tifozeria vendase ka bërë “kurban: lojtarët miq, teksa Erlind Korreshi ka përfunduar i gjakosur pas ndeshjes, ndërkohë që plagë kanë marrë edhe lojtarë të tjerë si Julian Malo, Jasmin Raboshta e trajneri i portierëve.Ekipi krutan është akoma i ngujuar në ambjentet e stadiumit, dhe pritet që nën shoqërinë e policisë të nisen drejt Krujës.