Dhuna masive pas ndeshjes Pogradeci-Luftëtari nuk ka mjaftuar, pasi Kategoria e Parë dje ka degraduar.
Nga informacionet më të fundit të gazetës, menjëherë pas ndeshjes në Peshkopi, lojtarët e Kastriotit janë dhunuar barbarisht nga tifozët vendës.
Në hyrjen e dhomave të zhveshjes, tifozët dibranë kanë goditur me çadra dhe sende të tjera të forta lojtarë dhe pjestarë të stafit teknik të Kastriotit. Këta të fundit e kanë pasur të pamundur për shumë minuta për të dalë nga dhomat e zhveshjes.
Një dhunë e paparecedentë dhe të mendosh që tifozëria vendëse duhet të ishte në festë për këtë fitore.