Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një ndeshje të Kategorisë së Dytë fundjavën që lamë pas.
Kur po zhvillohej takimi, SkraparOrikumi, topi që luanin lojtarët përfundoi në lumin Osum aty pranë stadiumit, për shkak të mungesës së rrethimit.
Duke mos pasur një top të dytë, dikush duhej të futej në ujë për të marrë topin dhe i sakrifikuari ishte një nga pjesëtarët e stafit të Skraparit i cili me një mjet ndihmës “peshkoi” topin duke e rikthyer sërish në fushë.
Pamjet janë sa qesharake, aq edhe të trishtueshme.
Sa i përket ndeshjes, Skrapari fitoi me rezultatin 43
Fotot janë marrë nga Sulo Gozhina: