Autoambulancat në vendin tonë nuk shërbejnë më për të sëmurët, por për transportin e arkivolëve.
Opinion.al, publikon një foto, që tregon një autoambulancë në rrugën “Dritan Hoxha”, Laprakë që ka mbetur në trafik teksa transporton një arkivol.
Edhe pse kohët e fundit në vendin tonë janë hapur shumë agjensi funerale, ka nga ata, që transportin e arkivolëve preferojnë ta realizojnë jo me mjetin e duhur.