Ndryshimet në pamje për pjestarët e familjeve mbretërore janë të rralla, për shkak të profilit të tyre formal. Por Kate Middletone, princesha e Britanisë duket se është mërzitur nga flokët e saj të gjatë, dhe së fundmi ka vendosur të paraqitet me flokë disi më të shkurtër. Princesha është shfaqur në mëngjes në Wimbledon me një look ndryshe nga herët e tjera. Me flokë me onde, por më të shkurtër. Si gjithmonë me një pamje të ëmbël e luksoze Middleton. Paska qenë koha e duhur për një prerje princesha Kate, për një pamje më të freskët.