Ky imazh prekës i këtij djali ka bërë xhiron e botës. Ai teksa qan dhe bërtet qëndron pranë trupi të pajetë të babait të tij, i cili u vra pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi. Babai i tij Omer Can Katar ishte qëlluar në kokë gjatë dhunës së ushtruar të premten në Turqi. Fotoja e vogëlushit ka prekur mijëra njerëz në mbarë botën, teksa qëndron mbi flamurin turk me të cilin është mbështjellë trupi i pajetë i të atit.