Politikë

Fotoja e Grida Dumës me mikrofon, Rama: Ju e shikoni nga ana seksuale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:00 - 11/03/21 |
Opi Nion

Pas dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet, PS dhe PD kanë intensifikuar sulmet ndaj njëra-tjetrës.

Kryeministri Edi Rama publikoi të mërkurën foto të kundërshtarëve dhe kandidatve të PS, duke bërë krahasimet mes figurave pretendete për deputet në Kuvend.

Mes fotove të zgjedhura për kandidatët e PD, ishte dhe demokratja Grida Duma, e cila shfaqej me mikrofon në dorë. Kjo foto ka ngjallur reagime të qytetarëve të cilët e kanë cilësuar si veprim seksist.

Sot, kryeministri Edi Rama është justifikuar se nuk ka faj ai që qytetarët e shikojnë Dumën nga ana seksuale, ndërsa shton se është thjesht një foto e saj me mikrofon në dorë.

“Ju mendoni se është faji im që ju e shikoni Grida Dumën nga ana seksuale? Është një fotografi e zonjës me mikrofon. Gridare, gridare, gridare është të bërtasësh, të bërtasësh, të bërtasësh. Ti, Ilir Meta dhe Saliu shikoni gjëra te goja e Gridës që mua s’më vijnë ndërmend. Personazhi bërtet, shan dhe i thotë në sy të publikut të tilla fjalë të ulëta e të ndyra, por ty të duket që mbron veten”,- tha Rama./ Opinion.al

Pas