Kjo foto e fuqishme është vërtetimi i një dashurie të vërtetë.
Chris Minnini, 21 vjeç, ka postuar në rrjetin social Reddit foton e dhimbshme, kur prindërit e tij, jeta e të cilëve ishte në fije të perit, i thonë lamtumirë njëri-tjetrit.
Foto domethënëse e bërë në një spital në Kanada, tregon momentin kur nëna e tij Cindy Ireland, i jep lamtumirën e fundit babai të tij.
Ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e një lufte me kancerin e mushkërive, por pak orë përpara se ai të vdiste, Cindy pësoi një infarkt.
Aktualisht ajo po e merr veten dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Djali i tyre vendosi të bëjë publike këtë foto, në nder të prindërve të tij, që e deshën njëri-tjetrin për 23 vite deri në ditën e fundit të jetës./Klan