Nëse ka një lloj arti, me të cilin mund të fiksosh shumë shpejt momentet dhe peisazhet më mbresëlënëse të jetës, ky është ai fotografisë.
Vitet e fundit, fotografia është kthyer jo vetëm në artin që dëshmon talent e kreativitet, por edhe në burim të vecantë informacioni.
Me këto dy përqasje Opinion.al, hapi konkursin kreativ “Fotograf me celular”.
Konkursi është një dritare e re për ata që me një shkrepje të celularit, mund të shndërrohen në burim informacioni dhe dëshmues të magjisë së fotografisë.
Janë po pëlqimet e publikut dhe një vlerësim i stafit, ato që kanë vlerësuar se cilat fotografi kanë përmbajtjen dhe efektin vizual më domethënës.
Duket se konkursi është shndërruar vërtet në një mundësi për të apasionuarit e fotografisë pasi që në ditët e para ka tërhequr me qindra fotografi duke sjellë në fazën finale 10 më të mirët.
Këto 10 foto me mesazhe domethënëse sociale, shoqërore, kulturore do të jenë në qendër të diskutimeve në një emision të posacëm të “Opinion” në Tv Klan gjatë kësaj jave.
Personalitete të artit, gazetarisë dhe fotografisë do të komentojnë e vlerësojnë mesazhin që secila prej fotove transmeton.
Deri atëherë ju rikujtojmë 10 fotot më të mira.