Dy të vdekur dhe katër të plagosur. Është ky bilanci tragjik i një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, tek mbikalimi Shkozet-Plepa, në Durrës.
Automjeti tip “Peugeot” me targë TR 4863 R ka dalë nga rruga nga shpejtësia duke u përplasur me murin mbrojtës. Sipas policisë njëri nga personat ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa tjetri rrugës për në spital.
Viktimat janë Ardian Sallaku 37 vjeç e Vito Mehmeti 25 vjeç.. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit bregdetar. Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë për jetën. Përveç shpejtësisë së lartë më të cilën po udhëtonte mjeti edhe lagështia e rrugës, sipas ekspertëve të policisë rrugore ka ndikuar në këtë aksident.
Të plagosurit
K.K. 19 vjeç, banues në Shkozet
B.D. 29 vjeç, banues në Shkozet
O.Sh. 30 vjeç, banues në Shkozet
A.B.25 vjeç, banues në Tiranë /tvklan.al