Policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona për vrasjen e 35-vjeçarit Elidon Mehmeti. Dyshohet se atentati ka lidhje me konflikte të vjetra të 35-vjeçarit por nuk dihet se çfarë arsyesh fshehin këto konflikte.
Mehmeti u qëlluar me breshëri automatiku ndërsa lëvizte në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Skelës.Policia e Vlorës ka sekuestruar pamjet filmike të disa lokaleve e ambienteve pranë vendit të ngjarjes për identifikimin e autorëve, ndërsa janë ngritur postblloqe dhe po ushtrohet kontroll mbi çdo të dyshuar.