Ajo e shfaq sa herë që mundet krenarinë për kombin e saj. Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Dibra, Bebe Rexha, na befasoi sërish pasi tregoi se nuk e harron në asnjë moment origjinën e saj.
Së fundi, ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj zyrtare në Snapchat në të cilën shihet flamuri kombëtar shqiptar i vendosur në hotelin ku qëndronte ajo dhe bashkëpunëtorët e saj.
Bebe është njëra ndër artistet tona e cila shprehet gjithmonë krenare për prejardhjen shqiptare.
Madje, edhe fansat e saj shumicën e dhuratave që i bëjnë janë bluza, flamuj dhe të tjera gjëra me elemtentet kombëtare.