Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, e cila me profesion është arkitekte ka zgjedhur që të urojë në një mënyrë të veçantë festat e fundvitit, shkruan opinion.al.
Ajo ka publikuar një nga punimet e saja që është tepër domethënës dhe i veçantë. Në formën e simbolit të pemës së Krishtlindjeve ajo ka bërë bashkë të gjitha shkronjat e emrave të familjes së saj, tanimë të madhe. Nëse sheh me vëmendje këtë pemë të ndërtuar nga shkronjat, aty formohen emrat e të gjithë pjesëtarëve: Rea, Linda, Edi, Zaho, Gregu./opinion.al