Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Durrësit seanca për 15 të arrestuarit gjatë dy operacioneve policore “Summer” dhe “Tempulli”, që u zhvilluan ditën e djeshme.
Ndërsa jashtë dyerve të gjykatës para nisjes së seancës ka pasur tensione mes efektivëve të policisë dhe grave të të arrestuarve që ishin mbledhur në institucionin e drejtësisë.
Ato kanë nisur të ulërinin dhe bërtasin duke u afruar drejt automjeteve që shoqëronin të arrestuarit, ndërsa njëra prej tyre mbante foshnjën në krahë. Gjithashtu një foshnjë qëndron në tokë dhe për pak e shkelin me këmbë.
Por, gratë janë ndaluar nga policia që i kanë nxjerrë jashtë rrethimit të Gjykatës.
Gjatë operacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.
Po gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimatri kriminale, automjete e telefona celular.