Bruno Çobo doli këtë të enjte para Gjykatës së Posaçme kur nuk ishin bërë as 24 orë nga mbërritja e tij nga Dubai.
Togat e zeza i komunikuam masën e “arrestit në burg” që ishte marrë në mungesë, sa i takon përfshirjes së tij në rrjetin kriminal të mashtrimeve me vlerë 4.7 milion Euro ndaj shtetasve italian përmes platformave të call centerave.
Në sallën e gjyqit, Çobo deklaroi se nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan.
Rezulton se Bruno Çobo i ka dërguar nëpërmjet postës Zyrës së Interpol Tirana një kërkesë ku i kërkon që të vetëdorëzohet e t’i krijohen kushtet për tu kthyer në Shqipëri.
Klan News