Si pasojë e një shpërthimi sot u vranë 6 ushtarë turq dhe një tjetër është në gjendje të rëndë. Bomba ishte vendosur në rrugë në Dijarbakir dhe hodhi në erë makinën ushtarake
Foto nga shperthimi i sotem
Turqia ndodhet në një situatë të vështirë ku në shenjestër të bombave janë forcat ushtarake. Një ditë më parë 28 persona mbetën të vrarë dhe 61 të tjerë u plagosën në qendër të Ankarasë kur bombat shpërthyen në autokolonën ushtarake.
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha atentatori i sulmit të djeshëm në Ankara është një person i identifikuar si Saleh Najar, i lindur në Siri, i cili ka lidhje me YPG, një grup separatist kurd.
Sakaq sot, ushtria turke tha se filloi sulmet ajrore në Siri dhe Irak.