Katër serbë të vrarë është bilanci i deritanishëm nga aksioni i Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Ky aksion erdhi pak orë pasi u vra në detyrë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Indeksonline ka publikuar trupat e dy serbëve të vrarë nga Policia e Kosovës të cilët po qëndronin afër manastirit të armatosur.
Sipas indeksonline, dy serbët janë ekzekutuar nga snajperistë profesionistë të Policisë së Kosovës.