Një fotgrafi e qytetit të Shkodrës, e cila daton në vitin 1891 është publikuar nga faqja e njohur “Ottoman Archive”.
Në fotografi është kapur një rrugë e qytetit dhe ajo që bie në sy është një person me veshje tradicionale të veriut i cili po shoqëron një fëmijë. Në sfond duken gra me kokën e mbuluar me shami të zeza dhe një detaj tjetër interesant janë pemët e sapo mbjella në dy anët e rrugës.
“Otoman Archive” ka publikuar edhe një foto të Shkupit në vitin 1910. Objektivi ka fokusuar një pamje piktoreske ku shihet nga pjesa e poshtme e qytetit deri lart në kala. /Opinion.al