Mbrëmjen e sotme, prezantuesi Ledion Liço do të rishfaqet në ekranin e Top Channel pasi fillon konkursi i talenteve të muzikës, “The Voice”. Një fillim i tillë padyshim që kërkon edhe urimet e rastit.
Një prej tyre për Ledionin ka ardhur nga e dashura e tij, trashëgimtarja e Top Media, Sara Hoxha.
Ajo i ka dërguar një tufë me lule dhe një pusullë me një mesazh të bukur.
“Liu, thefsh këmbën dhe urime për çdo gjë. Mos ndalo kurrë së qeni kaq punëtor. Gjithnjë me dashuri, S.”, shkruan në pusullën e një buqete të madhe me lule të bardha.
Një gjest shumë romantik ky nga ana e Sarën e cila është në ditët e fundit të shtatëzanisë.