Një shtyllë e energjisë elektrike është rrëzuar sot në Tiranë, duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve.
Bëhet me dije se incidenti ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku për pasojë e rrëzimit të shtyllës është dëmtuar një makinë e parkuar aty pranë.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Mësohet se ekipi i OSHEE ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për rregullimin e problematikës.