Emri i Rita Orës është lakuar shumë në mediat rozë orëve të fundit. Rita akuzohet se ka ndërhyrë në lidhjen e Beyonce me Jay Z.
Por këngëtarja kosovare nuk i ka kushtuar shumë rëndësi shkrimeve në media duke u shfaqur në disponim në një dalje në Hollywood.
Me një stil të veçantë me rrobat e Guccit, Rita u shfaq në prani të dy shoqeve të saj.
Megjithatë, Rita iu dha prapë arsye mediave të shkruajnë për tëpasi që fustani i saj është pothuajse identik me atë që Beyonce e ka veshur në videoklipin e fundit.