Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim, ditën e sotme, në Pallatin e Brigadave me përfaqësues të bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vend.
Nga takimi me ta, mësohet se është arritur një program 3-vjeçar investimi kombëtar, në fusha si: arsimi, infrastruktura rrugore dhe shëndetësia, ku pritet të investohen 1 miliard euro.
Sipas burimeve, shuma e investuar nuk do jetë borxh i marrë nga qeveria Rama, por një marrëdhënie partneriteti privat-publik.