Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FOTO/ Pse ranë në rrjetën e OFL katër të dënuarit në Korçë dhe Pogradec

2020/05/15 at 2:03 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Pse ranë në rrjetën e OFL katër të dënuarit në Korçë dhe Pogradec

Katër personave të tjerë me  të shkuar kriminale iu kërkua sot nga Operacioni Forca e Ligjit që të deklarojnë pasuritë e tyre. Brenda 48 orëve, Theodhor Dhamo, Erjon Llapushi, Arben Pilinci dhe Vangjel Zguri duhet të dorëzojnë formularët e pasurisë dhe burimin e tyre.

Këta nuk janë emra të panjohur për drejtësinë.

Arben Pilinçi, 44-vjeç ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje”. Në vitin 2016 ai është ndaluar duke udhëtuar në një makinë tip Hummer, bashkë me dy persona të tjerë me 14 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Në fillim të po këtij viti, 44-vjecari ishte shpallur në kërkim për drogë pas një operacioni, ku u arrestua djali i tij 26-vjeç Orlind Pilinci.

Ai ka qenë gjithashtu kryeplak në fshatin Podgorie në Pogradec dhe për jetën e tij luksoze, pasi në rrjetet sociale publikonte foto me makina lukzose të  llojeve të ndryshme, si Hummer e lloje të ndryshme të “Benz”. Madje nuk nguronte edhe të postonte foto në mes të një are të mbjellë me kanabis.

Po aq famëkeq është edhe Erjon Llapushi. I njohur si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që përmes shantazhit e dhunës ka detyruar biznesmenë të ndryshëm nga Pogradeci ti dhurojnë aksione në kompanitë e tyre. Në dokumentet e sekuestruara, rezulton se ai kishte tjetërsuar një pjesë të aksioneve duke ua dhuruar personave të tretë gjithashtu me precedentë penal.

Llapushi u arrestua në shkurtin e vitit 2019, pasi dy vëllezër biznesmenë informuan prokurorinë për kërcënimet dhe kërkuan ndihmë nga institucionet pasi ndiheshin të rrezikuar për jetën e tyre dhe të familjarëve.

Vangjel Zguri është arrestuar në vitin 2015 për trafik kokaine drejt Greqisë sëbashku me dy persona të tjerë. Në fillim ai u dënua me 12 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë por pas një apelimi dhe një rekursi në Gjykatën e Lartë dënimi i tij u reduktua në 4 vite. Ai duhet të ketë lënë qelinë në vitin 2019.

Theodhor Dhamo gjithashtu rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike dhe të ketë kryer dënimin e tij ./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

28 Qershor, 2025 11:39 am
Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
Aktualitet

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

28 Qershor, 2025 11:26 am
Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
Bota

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

28 Qershor, 2025 11:09 am
PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
Aktualitet

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

28 Qershor, 2025 10:50 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

28 Qershor, 2025 10:23 am
Spektakël mode në Green Coast
Aktualitet

Spektakël mode në Green Coast

28 Qershor, 2025 9:57 am
Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
Aktualitet

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

28 Qershor, 2025 9:25 am
SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
Bota

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

28 Qershor, 2025 9:12 am
Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit
Aktualitet

Vijon faza e dytë e ndërhyrjes në shtratin e lumit Buna në zonën e Dajlanit

28 Qershor, 2025 9:01 am
Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë
Kryesore

Lini, vendbanimi 8-mijëvjeçar/ Gërmimet shqiptaro-zvicerane e konfirmojnë

28 Qershor, 2025 8:50 am
Para
Thaçi: Të mos bëhet presion ndaj Gjykatës Kushtetuese

Thaçi: Të mos bëhet presion ndaj Gjykatës Kushtetuese

10 mijë kite testimi nga BE, Soreca: Duhet të jemi të disiplinuar

10 mijë kite testimi nga BE, Soreca: Duhet të jemi të disiplinuar

Artan Fuga u përfol për Ministër teknik i Arsimit, ja ç’thotë ai në profilin e tij

Covid19 në Shqipëri si bimët narkotike, ka plot por kapim kur duam

TE FUNDIT

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

Auto-Skicë
28 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf...

Lexo më shumë

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
28 Qershor, 2025

Është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri një 40-vjeçar, pasi akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike. Në bashkëpunim...

Lexo më shumë

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
28 Qershor, 2025

Irani ka organizuar të shtunën ceremoni shtetërore të varrimit të rreth 60 personave, përfshirë komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët bërthamorë të...

Lexo më shumë

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
28 Qershor, 2025

Është zhvilluar në Berlin Kongresi Zgjedhor i Partisë Social-Demokrate gjermane, një prej partive më të mëdha të së majtës. Duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com