Edhe pse kryetari i PD, Lulzim Basha mohon që selia blu po blindohet para protestës së 8 janarit, të tjera foto qarkullojnë në media ku shihen dyer hekuri brenda godinës.
Në foto shihet qartë se në selinë blu po instalohen dyer hekuri, pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se anëtarët e PD do të futen në godinë për të nxjerrë Bashën.
Dera e hekurit ndodhet në katin e dytë, në korridorin që të çon në zyrën e Lulzim Bashës dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi./Opinion.al