Një tjetër sasi kanabisi është zbuluar nga policia e Vlorës, në vijim të operacionit në fshatin Llakatund dhe Drithas, që pak ditë më parë çoi në sekuestrimin e mbi 15 ton drogë.
Këtë herë policia ka zbuluar 40 kilogramë, të fshehur në bahçen e një shtëpie në këtë fshat.
Burime zyrtare sqarojnë se droga u gjet në shtëpinë e 29 – vjeçarit Fatjon Lamçaj, i cili u arrestua. Ai e kishte fshehur kanabisin në dy bidona plastikë hermetikë dhe i kishte groposur në bahçe.