Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Policia bën aksione antikanabis me mjetet e sekuestruara

2016/10/19 at 9:42 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Policia bën aksione antikanabis me mjetet e sekuestruara

Mungesa e mjeteve logjistike për luftën kundër kanabisit ka detyruar policinë e Fierit deri aty sa të përdorë makinat e bllokuara për shkelje administrative.


Pikërisht kjo i ka ndodhur një qytetari nga Fieri, i cili ankohet se vetëm pak kohë pasi është bllokuar mjeti i tij për mungesë dokumentacioni, është nxjerrë në lëvizje me urdhër të Drejtorit të Policisë së Fierit.

I zoti i makinës, Fabiol Lushka, tregon në një intervistë për Fiks Fare se mjeti i tij është bllokuar nga policia në muajin maj të këtij viti, pasi ishte pa dokumentacion dhe i pajisur me targat e makinës tjetër, që posedohet po prej tij.

Vetëm pak ditë më vonë, ai është telefonuar nga njerëz të ndryshëm, pasi makina e tij, me targat e makinës tjetër, ashtu siç është bllokuar, është parë nëpër parcela me kanabis.

Ai kërkon të dijë sesi ka ndodhur kjo dhe pse duhet përdorur makina e tij dhe me targat e tij nga policia.

“Më pyesin njerëzit nëse kam filluar punë me antidrogën, sepse shohin makinën time që e përdor policia. Më kërkojnë llogari se çfarë do makina ime në arat e tyre”, tregon Lushka gjatë intervistës për Fiks Fare.

Pas ankesës së qytetarit, gazetarët e Fiks Fare shkojnë bashkë me të në polici për t’u interesuar mbi fatin e makinës.

Punonjësit e policisë i sorollatin nga njëra zyrë në tjetrën dhe asnjëra zyrë nuk arrin që të japë një përgjigjje të saktë.

Ata pranojnë vetëm faktin se mjeti nuk mund të dalë në qarkullim pa urdhrin e prokurorit.

Në këto kushte Fiks Fare u interesua edhe në Prokurori për të mësuar mbi fatin e makinës, por edhe atje na kërkojnë të paraqesim një kërkesë zyrtare për të na treguar se ku ndodhet dhe ku ka përfunduar.

Pas një muaji sorollatje, Fiks Fare kontakton me Policinë e Fierit, e cila më në fund na tregon se ku ka përfunduar makina e bllokuar.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore, Artan Osmani shpjegon se mjeti, brenda të gjitha procedurave ligjore dhe me urdhër të Ministrisë së Brendshme ka kaluar në pronësi të Drejtorisë së Policisië Fier.

Por, sipas tij, ky mjet nuk mund të qarkullojë me targat që ka pasur ditën kur është bllokuar, pasi ato janë tërhequr dhe nuk ndodhen aty. Madje, ai i tregon targat që janë brenda në dosje.

Por, nga verifikimi i kryer nga Fiks Fare rezulton se ky mjet ka dalë po me ato targa në qarkullim.

Makina është çuar në një servis, pasi nuk ndizej. Pronari i servisit tregon se makina është çuar me urdhër të Drejtorit të Policisë së Fierit dhe nuk i janë hequr targat, por ka dalë në qarkullim me të njëjtat targa, të cilat janë në pronësi të qyetarit, pasi i përkasin makinës tjetër që ai zotëron.

Pra makina ka dalë në qarkullim për llogari të policisë me targat që i parkasin qytetarit, veprim që sipas shefit të Komisariatit Rrugo është i ndaluar.

/ Top Channel

 



Ju sugjerojmë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

26 Qershor, 2026 10:54 am
Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
Bota

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

26 Qershor, 2026 10:49 am
Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit
Sport

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

26 Qershor, 2026 10:47 am
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

“Do luftojmë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

26 Qershor, 2026 10:45 am
Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë
Aktualitet

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë

26 Qershor, 2026 9:43 am
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Trump: Do të përdorim fondet iraniane për të blerë grurë e misër amerikan për Iranin

26 Qershor, 2026 9:31 am
Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi
Bota

Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi

26 Qershor, 2026 9:19 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet
Bota

Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet

26 Qershor, 2026 8:45 am
Para
VIDEO/ Kandidati për Kolonjën emocionohet, e bën Ramën grua

VIDEO/ Kandidati për Kolonjën emocionohet, e bën Ramën grua

Video/ Çmenduri në rrugët e Shqipërisë, makina ecën në korsinë e kundërt të autostradës

Video/ Çmenduri në rrugët e Shqipërisë, makina ecën në korsinë e kundërt të autostradës

Foto/ Po kthehej nga Shqipëria, arrestohet në Itali bosi i Ndraghetas

Foto/ Po kthehej nga Shqipëria, arrestohet në Itali bosi i Ndraghetas
















TE FUNDIT

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
26 Qershor, 2026

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi Andi...

Lexo më shumë

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
26 Qershor, 2026

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sheikh Naim Qassem, ka deklaruar se Izraeli duhet të tërhiqet nga territori libanez “pa kushte”, duke e...

Lexo më shumë

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit
26 Qershor, 2026

Carlo Ancelotti ka lojtarë shumë të ndryshëm midis sulmuesve të tij, dhe për secilin prej tyre ai ka zgjedhur një...

Lexo më shumë

“Do luftojmë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
26 Qershor, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, thanë se forcat izraelite do të mbajnë një prani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}