Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Piloti i rrëzuar në Ishëm i dënuar me burg për korrupsion në Itali

2016/09/15 at 2:43 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Piloti i rrëzuar në Ishëm i dënuar me burg për korrupsion në Itali

Balkanweb publikon foton e pilotit italian, Guido Andrea Guidi që uli avionin mëngjesin e sotëm në grykëderdhjen e Ishmit. Mediat italiane shkruajnë se Guidi është arrestuar më parë pas një kasidenti në vitin 2006. Guido Andrea Guidi, piloti i avionit të rrëzuar këtë të enjte në Ishëm të Durrësit, rezulton i akuzuar në Itali për korrupsion. Sipas dokumenteve zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Lartë italiane, 68­vjeçari Guidi, është dënuar me një vit burg për ryshfet për të ndryshuar dëshmitë lidhur me një aksident ajror të ndodhur në aeroportin e Linates në Milano.

Bëhet fjalë për një aksident të një avioni të vogël i cili i përkiste kompanisë ajrore “Eurojet Italia” për të cilin Guidi ishte edhe bashkëpronar. Guidi, në atë kohë drejtor i operacioneve të fluturimit të Eurojet, për të mbrojtur kompaninë e tij i ka paguar shumën prej 125 mijë euro një zyrtari të prokurorisë së Milanos, Marco Cimaglia, që merrej me hetimin e çështjes, me qëllim ndryshimin e dëshmive, duke i ofruar si konsulentë të hetimit një teknik të kompanisë së vet për dhënien e dëshmisë mbi gjendjen teknike të avionit. Konsulenti teknik do të jepte të dhëna se gjendja teknike e avionit ishte në rregull dhe se shkak për aksidentin ishte tufa e zogjve që u përplas në motor duke i shkaktuar flakë. Në aksidentin e ndodhur në qershor të vitit 2003, humbën jetën të dy pilotët që ndodheshin në avion. Sipas gazetës italiane L’Unita” në atë kohë, ngjarja është parë në transmetim të drejtpërdrejtë nga kanali publik Rai Tre, ndërkohë që po pasqyrohej gara sportive e çiklistëve italianë. Avioni i kompanisë ajrore Eurojet i cili përdorej edhe për shërbimet eurotaksi, pasi u përplas me një tufë zogjsh ra mbi një fabrikë të prodhimit të pompave hidraulike duke i shkaktuar zjarr të menjëhershëm. Në shpjegimet e para që ka dhënë për fluturimin e sotëm, piloti italian thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë. Për shkak të kohës së bukur ka vendosur të kryejë një fluturim mbi det. Në lartësinë 4 000­5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni./ Balkanweb

Etiketa: Guido Andrea Guidi

Ju sugjerojmë

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
Aktualitet

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

28 Shtator, 2025 8:53 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

28 Shtator, 2025 8:01 pm
Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
Bota

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

28 Shtator, 2025 6:26 pm
Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
Kronikë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

28 Shtator, 2025 5:46 pm
REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
Aktualitet

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 Shtator, 2025 4:36 pm
E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
Bota

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

28 Shtator, 2025 3:42 pm
Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
Bota

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

28 Shtator, 2025 2:46 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Politikë

Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë

28 Shtator, 2025 2:40 pm
Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
Kryesore

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

28 Shtator, 2025 2:26 pm
Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën
Kronikë

Shqipëria kërkon ekstradimin, autoritetet braziliane urdhër-arresti për Ervin Matën

28 Shtator, 2025 2:13 pm
Para
“Ja SMS-ja që Emiljano Shullazi i ka dërguar Saimir Tahirit nga burgu”

Berisha: Makinat e OSHEE transportojnë drogë. Flet dhe për drogën e Ymer Lalën e Dibrës

Video/ Stefi Prifti mes lotëve dhe rakisë…

Video/ Stefi Prifti mes lotëve dhe rakisë...

Sali, ngre kokën do ta votosh reformën në drejtësi?

Rama-Topallit: Tundja ambasadorit amerikan, jo mua

TE FUNDIT

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB

Incidenti në skenë/Sopranoja Eva Golemi u rrëzua dhe përfundoi në spital,reagon TKOB
28 Shtator, 2025

Në mbrëmjen e premierës së operas Traviatta në Teatrin e Operas dhe Baletit ndodhi një incident, me protagoniste sopranon e...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Elbasan–Cërrik, 5 të plagosur

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
28 Shtator, 2025

Aksident i rëndë në aksin “Elbasan–Cërrik”, me pasojë 5 të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”,...

Lexo më shumë

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë

Dronë të tjerë mbi objekte ushtarake në Danimarkë
28 Shtator, 2025

Më shumë dronë janë detektuar mbi objekte ushtarake daneze gjatë natës, tha Ushtria e Danimarkës të dielën. Kjo është dita e...

Lexo më shumë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
28 Shtator, 2025

Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle në 22 shtator, pasi janë kapur duke transportuar 16 kilogramë kokainë në Castelldefels,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com