Pesë mjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë- Durrës. Opinion.al ju sjell foto nga vendi i ngjarjes, ku për shkak të një frenimi të gabuar është bërë vargu u makinave të karamboluara. Një person është lënduar dhe po mjekohet, tha zëdhënësi i policisë i kontaktuar nga Opinion.al. Aksidentet në këtë pjesë të autostradës janë thuajse të përditshme, duke shkaktuar përpos dëmeve edhe trafik të rënduar.