Ndoshta nuk e keni ditur më parë, por një qarkore e vitit 1947, e nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë, u bënte thirrje urgjente institucioneve të kohës të ndalonin shitjen dhe përdorimin e hashashit te foshnjet e lindura.
Qarkorja shkruan se një ndër veset shumë të këqija të vendit tonë, në lidhje me rritjen e foshnjeve, është dhënia e hashashit, fuqia e të cilit përdoret për të qetësuar fëmijët që qajnë ose janë të shqetësuar.
Aty bëhet me dije se shitja e tij ushtrohet lirisht në treg, veçanërisht në ditët e pazarit.
“Duke qenë se hashashi është një narkotik i fuqishëm dhe shumë i rrëzikshëm për organizmin, porositeni të merrni gjithë masat e duhura për ndalimin e shtijes e përdorimit të tij”, shkruhet në qarkore./Opinion.al/