Aktualitet

Foto/Mbledhja e dy qeverive, ministrat me furgon drejt Prishtinës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 20/06/22 |
Opi Nion

Ministrat e qeverisë janë nisur këtë mëngjes në drejtim të Prishtinës, ku pritet të zhvillohet edhe mbledhja e 8-të mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Ashtu siç shihet edhe në foton e publikuar në rrjetet sociale, ministrat udhëtuan drejt Prishtinës me furgon.

Në foton e bërë publike nga Milva Ekonomi, shihen disa nga ministrat të cilët do të jenë të pranishëm edhe në mbledhjen e radhës.

“Rrugës për në Prishtinë… Mbledhja e 8-të e dy qeverive!”- shkruan Milva Ekonomi.

Ky takim vjen pas mbledhjes së dy qeverive në Elbasan. Takimi i dy qeverive do të drejtohet nga dy kryeministrat e vendit, Albin Kurti dhe Edi Rama, nga ku priten te nënshkruhen edhe disa marrëveshje./Opinion.al

Pas