Majlinda Bregu është shfaqur mëngjesin e sotëm, me një imazh që nuk na bie rasti ta shohim shpesh. Deputetja elegante e parlamentit, këtë fundjavë i ka lënë mënjanë kostumet dhe fustanet, për të sjellë imazhin e kujdesshëm të një nëne, që i mëson djalit të vogël të gatuajë.
Me sa duket, ndryshe nga koleget e djathta që i përdorin vezët për të “sulmuar” Kryeministrin, zonja Bregu i përdor për të gatuar një byrek të shijshëm për familjen.
Nuk janë të shpeshta rastet, kur politikanet shqiptare ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale imazhe të tilla, por duke qenë se zonja Bregu nuk e e ka mohuar kurrë pasionin e saj për gatimin, nuk e ka problem të postojë edhe foto të tilla familjare.
Tek e fundit, e diela i përket familjes!