Tifo-grupi i skuadrës së Tiranës, “Tirona Fanatics” po vijojnë protestën kundër presidentit Refik Halili dhe bojkotin e ndeshjeve.
Në vazhdën e këtyre ngjarjeve, aspak sportive, tifozët kanë zgjedhur të lënë një mesazh në hyrje të Vilës Gold në kryeqytetin, vilë e cila është në pronësi të Halilit.
“Vitet do kalojnë, Tirona do bohet, turpi dhe tradhtia kurrë s’do harrohet”- shkruhet në banderolën e madhe.
Ky grupim tifozësh nuk është pajtuar me marrëveshjen për të sjell Partizanin në stadiumin “Selman Stermasi” dhe që prej disa javësh kanë braktisur “shtëpinë” e tyre sportive./ opinion.al