Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Ky është autori që ekzekutoi me thikë tre persona në Francë

2020/10/30 at 7:54 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Ky është autori që ekzekutoi me thikë tre persona në Francë

Autoritetet franceze kanë identifikuar të dyshuarin për një sulm me thikë që la tre të vdekur në qytetin jugor të Nisës. I dyshuari është identifikuar si Brahim Aouissaoui, një tunizian 21-vjeçar.

Sipas BBC-së dhe Reuters-it, Aouissaoui mbërriti me anije në ishullin italian të Lampeduzës në shtator. Pasi përfundoi një periudhë karantinë për koronavirusin, atij iu tha të ikte nga Italia. Ai mendohet se arriti në Francë më herët këtë muaj.

Aouissaoui nuk ishte në listën e militantëve të dyshuar nga Tunizia dhe nuk ishte i njohur nga shërbimet e zbulimit francez, tha Reuters.

Sulmi po trajtohet si një akt terrorizmi dhe Franca ka ngritur alarmin e saj të sigurisë kombëtare në nivelin më të lartë.

Zyrtarët thonë se sulmi ndodhi të enjten në mëngjes në kishën Notre Dame të Nisës. Dy persona vdiqën brenda kishës, thonë zyrtarët, dhe të paktën njërit prej tyre iu pre koka. Një person i tretë, i cili u plagos rëndë, arriti të largohej nga kisha, por vdiq pak më vonë.

Në një sulm tjetër, policia qëlloi për vdekje një burrë të armatosur me thikë në qytetin jugor francez Avignon. Dhe në Arabinë Saudite, një burrë u arrestua pasi plagosi një roje para konsullatës Franceze në Jeddah.

Kryebashkiaku i Nisës, Christian Estrosi e karakterizoi sulmin në qytetin e tij si një incident terrorist. Ai tha se ishte përsëri viktimë e asaj që ai e quajti islamo-fashizëm. Ai tha se i dyshuari, i dërguar në një spital pasi u plagos gjatë një arrestimi policor, vazhdoi të thoshte “Allahu Akbar” gjatë ndalimit.

Sulmi vjen ndërsa Franca përgatitet të fillojë një periudhë tjetër masash shtrënguese për t’u mbrojtur nga koronavirusi – dhe pas dy sulmeve të tjera me thikë, për të cilat po ashtu janë përgjegjës islamikët radikalë dhe të cilat janë të lidhura me karikaturat e Profetit Muhamed. Në një nga sulmet, mësuesit Samuel Paty iu pre koka pranë Parisit.

Po ashtu goditja e fundi, është më e fundit në një numër sulmesh terroriste islamike që ka prekur Francën në vitet e fundit, përfshirë një sulm xhihadist 2016 në Nisë.

Mbrojtja e fundit që i bëri Presidentit Emmanuel Macron karikaturave të Profetit Muhamed në emër të fjalës së lirë ka shkaktuar protesta dhe bojkot në një numër vendesh myslimane. Shumë myslimanë janë shumë të ofenduar nga karikaturat. Por në Francë, mijëra njerëz janë grumbulluar në mbështetje të shprehjes së lirë, përfshirë disa udhëheqës të shquar myslimanë.

Asambleja Kombëtare e Francës mbajti një moment heshtje për viktimat e sulmit të fundit dhe udhëheqësit myslimanë francezë i nxitën besimtarët të anulonin të enjten festimet për ditëlindjen e profetit Islam. Qeveritë evropiane dhe të tjera gjithashtu kanë dërguar mesazhe ngushëllimi dhe kanë dënuar sulmet në Nisë./ VOA

Ju sugjerojmë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
Peqin/ Arrestohet 51-vjeçari, goditi për vdekje me gurë bashkëfshatarin

Shpërthim eksploziv jashtë një banese në Vlorë

Shpërthim tritoli në banesën e gazetarit

Shpërthim tritoli në banesën e gazetarit

Dialogu Kosovë-Serbi, një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

Dialogu Kosovë-Serbi, një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

TE FUNDIT

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com