Kronikë

Shpërthim tritoli në banesën e gazetarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:21 - 30/10/20 |
Opi Nion

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer rreth orës 00:30 në pjesën e jashtme të një banese në fshatin Balldre të Lezhës. Mësohet se eksplozivi është vendosur në banesën e gazetarit, Elidon Ndreka. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, gazetari është shprehur se nuk ka dyshime se kush mund të jenë autorët, pasi nuk ka konflikte. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave.

Bëhet me dije se një automjet është filmuar nga një kamer sigurie, nga i cili ka zbritur autori që ka vendosur lëndën plasëse. Nuk është e qartë nëse ngjarja ka lidhje me profesionin e Ndrekës, apo me motive të tjera.

“Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia./ Opinion.al

Pas