Opinion.al ka siguruar foton e 17-vjeçarit, Kenado Shira si dhe të babait të tij Ilir Shira, të cilët u vranë me armë zjarri pas një sherri nga Fiqiri Mjeshtri.
Dyshohet se 17-vjeçari ka ngacmuar vajzën e këtij të fundit, por Fiqiri Mjeshtri kundërshtonte lidhjen e tyre. Në debat e sipër ai ka qëlluar me armë babë e bir të cilët mbetën të vdekur, ndërsa pak pas tragjedisë vrau veten.