Kryeministri Edi Rama po ndjek live në Air Albania sfidën Shqipëri-Çeki, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në foto, Rama shfaqet krah presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani.
Kombëtarja jonë po luan kundër Çekisë në “Air Albania”, ndeshje e cila është e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kujtojmë se Shqipëria është në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Çekia ka 7 pikë.